Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?
Nga Kreshnik Spahiu Një dorë e fshehtë gjithmonë i koordinon tensionet politike në Shqipëri dhe Kosovë.Sa herë janë në pikëpyetje fati dhe e ardhmja e njërit shtet shqiptar, digjet shteti tjetër, ose kur rajoni është në udhëkryq, flaka u vihet të dyjave. Në harkun kohor 5-ditor u planifikua shkrirja e Kuvendit të Kosovës dhe djegia e Kuvendit të Shqipërisë. Sot u shpërnda Kuvendi i Kosovës sepse Albin Kurti nuk do të rrijë në hijen e Vjosa Osmanit, ndërsa në datë 12 mars Sali Berisha do të djegë Kuvendin e Shqipërisë. Në politikë nuk ka rastësi dhe kur ajo ndodh disa herë konsiderohet skenar i mirë menduar. -2 korrik 1990, kur Kosova në ilegalitet shpalli Kushtetutën e saj, Shqipëria hapi ambasadat duke tërhequr vëmendjen e opinionit...
Burimi:
ntv.al