Kush e fiku FRESSH-in? Erion Braçe kujton nisjen e rrugëtimit politik para 34 vjetësh: As e mendoja se do bëhesha drejtues partie e deputet
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka postuar në rrjetet e tij sociale disa foto ku kujton fillimet e tij në politikë. Fotot ai i shoqëron me një shkrim, ku shprehet se 34 vite më parë, as nuk e mendonte se do të bëhej deputet ose drejtues partie, teksa shkruan dhe pse vendosi të bashkohej me FRESSH. Postimi i plotë i Braçes: 15 JANAR, 34 VITE MË PAS! UNË NUK ZGJODHA TË MERRESHA ME POLITIKË ATE DITË! Dija fare pak nga politika, thjesht çfarë po lexoja në liri pas 1990-ës dhe çfarë po mësoja në universitet mbi ekonominë e re, politikën bashkë me të; As mendoja se do bëhesha një prej drejtuesve të FRESSH, deputet, drejtues në parti e pas 34 vitesh të uroja nga...
Burimi:
top-channel.tv