Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n

Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, i përbërë nga kongresisti republikan Keith Self dhe kongresisti demokrat Suhas Subramanyam. Gjatë takimit, Kurti foli për çështjet e mbrojtjes, paqes dhe sigurisë në rajon, duke i falënderuar kongresistët për mbështetjen ndaj aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO, bëhet e ditur nga komunikata për media. Kurti veçoi Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të cilat mbështesin integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike dhe kërkojnë vazhdimin e kontributit të forcave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it. Kurti theksoi gjithashtu rëndësinë e përputhshmërisë në politikën e jashtme mes Kosovës dhe aleatëve perëndimorë. Në takim u diskutua edhe për investimet e Kosovës në mbrojtje, zhvillimin teknologjik, zgjerimin...