Kurti i përgjigjet Osmanit: Dekreti për shpërndarje të Kuvendit – jokushtetues

Kurti i përgjigjet Osmanit: Dekreti për shpërndarje të Kuvendit – jokushtetues

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo. Ai ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin është jokushtetues. “Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta”, ka thënë ai. Kreu i VV-së po ashtu e fajësoi opozitën që munguan në seancën e mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit. “Ky proces nuk arriti ta konsumojë as raundin e parë meqë mungoi opozita dhe partia që dirigjohet nga Beogradi, lista Serbe. Të gjithë e keni parë pamjen e seancës, kush ishte, ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër, nuk...