Kurbin/ Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak, opozita akuzon këshilltarët e PS për mos pjesëmarrje

Kurbin/ Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak, opozita akuzon këshilltarët e PS për mos pjesëmarrje

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Kurbinit, e planifikuar të zhvillohej një ditë më parë ka dështuar. Shkak u bë mos arritja e korumit për si pasojë e mungesës se keshilltarëve të mazhorancës. Përfaqësuesit e opozitës e konsiderojnë këtë mënyrë funksionimi të papranueshme, pasi në rendin e ditës ishte parashikuar edhe miratimi i ndihmës ekonomike, çka sipas opozitës e bën situatën edhe më shqetësuese. Opozita paralajmëron se do të vijojë të braktisë mbledhjet nëse kjo situatë vazhdon, teksa mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Kurbinit është planifikuar më 3 shkurt.