“Kur pushteti shkel ligjin, quhet mafie”, Aulon Kalaja nga protesta: Shqipëria po qeveriset si tirani
Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, ku përfaqësues dhe aktivistë të opozitës po mbajnë fjalime para mbështetësve të mbledhur në shesh. Gjatë protestës ka folur edhe aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, i cili mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kalaja u shpreh se, sipas tij, Shqipëria ndodhet nën sundimin e një pakice që ushtron pushtetin në mënyrë të padrejtë, duke e cilësuar këtë formë qeverisjeje si tirani. Ai theksoi se problemet e vendit burojnë nga, sipas tij, keqqeverisja dhe korrupsioni, duke deklaruar se “çdo pushtet që shkel ligjin quhet mafia, jo qeveri”. Kalaja u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë dhe të mos presin zgjidhje nga faktorë të jashtëm, por të angazhohen vetë për...
Burimi:
sot.com.al