Kulla që fshiu Gardën, rritet sa herë ndryshon leja
Autorë: Arbjona Çibuku dhe Erblin Vukaj | Citizens.al “Shto ujë e shto miell” është shprehja popullore shqiptare që nënkupton prirjen groteske për të mbushur me fjalë mungesën e përmbajtjes në të folur. Ajo i shkon për shtat historisë së projektit “Nova 5 Star Hotel”, që në katër vite trefishoi intensitetin e ndërtimit. Kjo godinë po ngrihet në zonën e ish-Gardës së Republikës në Tiranë, që fillimisht u propagandua se do t’i shtohej si hapësirë publike parkut të Liqenit Artificial. Lartësim prej “5 yjesh“ Tre rreshta me makina dynden çdo ditë për t’u parkuar krah ish-zyrave të Autoritetit të Dosjeve. Në vitin 2020 rruga u hap për qarkullim pas zhvendosjes së Gardës së Republikës. Në letër, segmenti duhej të ishte lidhur me rrugën “Dora D’Istria” si...
Burimi:
sot.com.al