Kujt do t’ia dorëzojë Ramaduron, Altin Troplinit?
Ylli Manjani ka ironizuar sot kreun e opozitës, Berisha, i cili po përpiqet të mbajë me shpresë mbështetësit e vet se Edi Ramën do ta arrestojë “Deltaforca” e opozitës. Në një postim të tij, Manjani shkruan: Radiogram: … gur-gur.. … maria… Iku edhe sot. Kohë e keqe, nuk ka fluturime helikopterësh. Vetëm Helicobacter pylori lejohet, por ajo s’bën efektin që duam. Në farmacitë e narkoshtetit shiten antibiotikë… As Deltaforcat e SHQUP-it nuk kanë urdhër për veprim. Presim furnizime… Kot për kuriozitetin e një shokut tim, që s’ka qenë mirë nga logjika këto kohë, kjo Deltaforca e SHQUP-it, pasi ta zërë Ramaduron, kujt do t’ia dorëzojë?! Drejtësisë së Altin Troplinit?!
Burimi:
javanews.al