“Ku ndryshojmë ne nga ata që donin t’i pushkatonin gjyshin?” Rama për Ballukun: Do mbroj të vërtetën e madhe, atë të prezumimit të pafajësisë

“Ku ndryshojmë ne nga ata që donin t’i pushkatonin gjyshin?” Rama për Ballukun: Do mbroj të vërtetën e madhe, atë të prezumimit të pafajësisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se në lidhje me situatën e Belinda Ballukut, po i bëhet gjyq popullor para se t’i bëhet gjyqi nga autoritetet e drejtësisë. Rama tha se nuk mund të kërkohet arrest pa gjyq, teksa shtoi se e vërteta e madhe e drejtësisë është prezumimi i pafajësisë për këdo që hetohet. “U them të gjithëve t’i bëjnë vetes një pyetje: ku ndryshojmë ne? Që të gjithë ne sot, apo të paktën ku duhet të ndryshojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve dhe simpative tona, nga ata që e deshën me doemos të pushkatuar gjyshin e saj?”, iu drejtua Rama atyre që sipas tij kërkojnë burgosjen pa gjyq të Ballukut. “Kjo nuk është pyetje që e bej sot për të mbrojtur Ballukun,...