Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi”, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj zyrtare në Komunën e Tetovës të Maqedonisë së Veriut. Spiropali u prit fillimisht në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami. Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon. Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës. “Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore. Postimi i plotë: Ku ka shqiptarë, ka atdhedashuri, patriotizëm, shpirt kuqezi! Pritja...