Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues
Mbrëmjen e kësaj të premteje, më 27 mars, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë Nr.2 në kryeqytet. Në këtë takim ai është i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili në mbledhjen e Asamblesë të zhvilluar më 22 mars, u caktua si një nga drejtuesit politikë të kësaj njësie (lexo këtu). Mësohet se në këtë takim do të bëhet prezantimi i drejtuesve politikë të Njësisë Administrative Nr.2, ku përveç Klosit, janë caktuar edhe Gent Gazheli, ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe zv.ministrja Olta Manjani. Ndërkohë sjellim ndërmend se nesër, më 28 mars, Rama do të mbledhë grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave (lexo këtu). Takimi do...
Burimi:
javanews.al