Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Sali Berisha të jetë kandidati I vetëm në garë në zgjedhjet e 23 majit për drejtimin e partisë. Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka sqaruar procesin për dorëzimin dhe miratimin e kandidaturave për drejtimin e partisë më të madhe opozitare, duke konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se Ervin Salianji nuk është më anëtar i PD-së. Ivi Kaso është shprehur nga selia blu se kandidatura e Sali Berishës plotësonte të gjitha kriteret e përcaktuara në vendimmarrjen e datës 18.03.2026 të Komisionit të Organizimit dhe të Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që kishin të bënin me atë të qenies në radhë të parë anëtar i Partisë Demokratike, më pas eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar dhe rajonal në betejat...
Burimi:
javanews.al