Kryepolicit Ilir Proda i është sekuestruar telefoni? Reagon për herë të parë SPAK
Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet në lidhje me sekuestrimi e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në programin e transparencës, pyetjes se nëse Ilir Prodës i është sekuestruar telefoni, SPAK ka kthyer përgjigje duke u shprehur: “Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thotë SPAK.
Burimi:
ntv.al