“Kryeministri të largohet një orë e më parë”/ Alimehmeti në protestën e opozitës: Shpopullimi i vendit, akuza më e madhe ndaj qeverisë

“Kryeministri të largohet një orë e më parë”/ Alimehmeti në protestën e opozitës: Shpopullimi i vendit, akuza më e madhe ndaj qeverisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti mbajti fjalën në protestën e opozitës para Kryeministrisë, ku hodhi akuza ndaj qeverisë, për të cilën tha se duhet të “largohet një orë e më parë”. Mjeku renditi akuzat, ku tha se ajo më kryesorja është shpopullimi i Shqipërisë për shkak të politikave të qeverisë. “Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë sot janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që, një ndër 5 shqiptarë që sot është në Shqipëri, po mendon të largohet. Gjithë kjo, për shkak të politikave që ndjek Edi Rama dhe Rilindja. Politika që bazohen në shpopullim dhe abuzim pasurive publike. Kujdes, këto abuzime në lekë, sado kolosale janë, nuk janë thjesht abuzime në numra, por janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës. Janë abuzime që...