Kryeministri Rama mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Rama mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme  Kryesinë në selinë e PS. Takimi pritet të nisë në orën 09:00. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS. Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave. “Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave“, njoftoi Presidenca pas takimit. Kreu i qeverisë propozoi shkarkimin e shtatë ministrave, mes tyre edhe të Belinda Ballukut dhe emërimin e ndryshimeve të reja. Ndryshimet në qeveri Albana Koçiu – Zv.kryeministre (largohet...