Kryeministri Rama mbërrin në selinë rozë, mbledh kryesinë e PS, Top Channel zbulon arsyen
Në selinë e PS, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike. Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se kjo mbledhje lidhet me përmbushjen e një pike të statutit të PS. Sipas statutit çdo ndryshim në kabinetin qeverisës duhet ti paraqitet kryesisë. Nuk përjashtohet mundësia edhe e diskutimit me kryesinë e një turi të vetë Edi Ramën nëpër qytete të vendit me bazën socialiste. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv