Kryeministri Rama inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas
Kreu i qeverisë, Edi Rama, këtë të shtunë po inspekton aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Koridorit VIII. Rama: Gjithë tollovia e madhe, që u shemb rruga, është një manipulim i madh, një perversitet i madh. Këtu jemi në aksin e vjetër. Aksi i ri nuk është këtu. Ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të shirave. Ai nënvizoi se pavarësisht sfidave të papritura, procesi i punimeve vazhdon sipas planit dhe standardeve të sigurisë, duke garantuar rikthimin e qarkullimit normal për qytetarët dhe transportin e rëndë. Rama: Ajo që është kriminale në raport me publikun, por unë e kam mësuar...
Burimi:
vizionplus.tv