“Kryeministri iu tha evropianëve se s’kemi nevojë për integrimin në BE”, Berisha: Askush s’do vijë ta nxjerrin prej…

“Kryeministri iu tha evropianëve se s’kemi nevojë për integrimin në BE”, Berisha: Askush s’do vijë ta nxjerrin prej…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama për editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zgjerimin e BE, të publikuar në një gazetë gjermane pak ditë më parë. Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integrimin në Unionin evropian, gjë që sipas tij, e bën këtë gjë vetëm për të mbrojtur krimet e tij dhe pasuritë e vjedhura. Berisha theksoi se asnjë nga ndërkombëtarët nuk do të vijë ta nxjerrin për leckash nga zyra, por se kjo është misioni i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. “Fati juaj është vetëm në duart tuaja. Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale,...