Kriza në Lindjen e Mesme/ Zaloshnja: Konfuzion në Uashington, administrata amerikane pa mesazh të qartë
Administrata amerikane po dërgon sinjale të përziera dhe shpesh kontradiktore në lidhje me përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke krijuar një atmosferë konfuzioni dhe pasigurie si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Nga deklaratat presidenciale që sugjerojnë një rol udhëheqës të SHBA-së në konflikt, te zërat brenda Partisë Republikane si senatori Marco Rubio që pohon se Amerika u "kap mat" nga iniciativa e Izraelit, duket se mungon një linjë e unifikuar. I ftuar në ‘A Krasta Show’ në SYRI TV me Adi Krastën, pedagogu Altin Zaloshnja, tha se kjo mungesë konsistence në komunikim ka qenë e pranishme që në fillim të krizës. Ai theksoi se nuk është përcaktuar kurrë një objektiv i qartë dhe i prerë i këtij operacioni. Zaloshnja e lidh...
Burimi:
syri.net