Kriza e çmimeve të banesave/ Tabaku: Luftë e hekurt ndaj pastrimit të parave dhe ndryshim i modelit ekonomik

Kriza e çmimeve të banesave/ Tabaku: Luftë e hekurt ndaj pastrimit të parave dhe ndryshim i modelit ekonomik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve të apartamenteve në Tirana, duke shpjeguar qartë se pse tregu i ndërtimit është shkëputur nga realiteti ekonomik i familjeve shqiptare dhe, mbi të gjitha, si mund të ndryshojë kjo situatë. Sipas Tabakut, ndërtimi sot nuk bazohet në paga, pensione apo të ardhura të ligjshme, por operon në një “flluskë” të ushqyer nga pastrimi i parave. Ky model, thekson ajo, e ka bërë blerjen e një banese të pamundur për çiftet e reja, profesionistët dhe shtresën e mesme, duke e kthyer strehimin nga një e drejtë bazë në një luks të paarritshëm. Duke u ndalur te zgjidhja, Tabaku thekson se ndryshimi është i mundur...