Kreu i SPAK “provim” në Bruksel, Klodian Braho përballë pyetjeve në Komisionin Europian
Kreu i SPAK Klodian Braho për më shumë se katër orë, ka raportuar në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian. Burime nga Delegacioni i Shqipërisë në BE, në kushtet e anonimatit i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se Klodian Braho nuk ka qenë i vetëm në këtë “provim” të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës. Klodian Braho është ulur në të njëjtën tavolinë i shoqëruar nga disa hetues dhe këshilltarë ligjor të BKH-s njëra prej tyre Sadleva Bodo. Ndërsa në të majtën e tij ka qëndruar Fabian Zhilla shefi i kabinetit. Të njëjtat burime treguan se kjo përballje e Klodian Brahos në Bruksel me Komisionin Europian lidhej me raportimin e progresit të kapitujve 23 dhe 24 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore....
Burimi:
ntv.al