‘Kosova ka bërë progres të dukshëm’/ Kurti: BE-ja duhet të avancojë statusin e kandidatit

‘Kosova ka bërë progres të dukshëm’/ Kurti: BE-ja duhet të avancojë statusin e kandidatit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për takimin që zhvilloi me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku u diskutua për progresin e Kosovës dhe perspektivën evropiane të vendit, transmeton IndeksOnline. Kurti tha se gjatë takimit janë ndarë temat dhe mesazhet kryesore lidhur me zhvillimet pozitive që ka shënuar Kosova gjatë vitit të fundit. “Me komisioneren Kos kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitin e fundit. Në gjashtë vitet e fundit kemi avancuar për 28 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Jemi të tretët në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore”, deklaroi ai. Kurti tha se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe stabile, ndërsa vendi vazhdon të ndajë vlera të...