“Korrupsionin e Ballukut s’e kanë pranuar shqiptarët, por Rama”, Bardhi i përgjigjet Marta Kos: SPAK-un po e pengon..

“Korrupsionin e Ballukut s’e kanë pranuar shqiptarët, por Rama”, Bardhi i përgjigjet Marta Kos: SPAK-un po e pengon..

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, pas një interviste të saj në Politico.   Në një reagim publik, Bardhi e cilësoi të papranueshëm qëndrimin e komisioneres, duke theksuar se ajo ka bërë përgjegjëse shoqërinë shqiptare për korrupsionin në vend. “Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar,” u shpreh Bardhi, duke shtuar se përgjegjësia për korrupsionin është individuale dhe i takon kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi Ramën për mbrojtjen e korrupsionit, duke përmendur rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se është mbrojtur politikisht nga mazhoranca në Kuvend.   Bardhi u ndal edhe te roli i drejtësisë, duke theksuar se SPAK nuk pengohet nga shoqëria shqiptare,...