Korrupsioni qeveritar, Himçi: Qeveria ka goditur SPAK-un dhe po mbron zyrtarët e lartë

Korrupsioni qeveritar, Himçi: Qeveria ka goditur SPAK-un dhe po mbron zyrtarët e lartë

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke përmendur korrupsion galopant, standardet e dyfishta në drejtësi dhe goditjen ndaj SPAK. Në një intervistë në Ora News  Himçi deklaroi se këto janë arsyet pse, sipas tij, qytetarët duhet të bashkohen në protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 17 prill. Ai pretendoi se qeveria është përfshirë në “mega-skandale” korruptive ndër vite, duke përmendur raste ministrash të dënuar apo nën hetim. Deputeti demokrat u ndal veçanërisht te standardet që, sipas tij, janë përdorur ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai pretendoi se në raste të ngjashme juridike është vepruar ndryshe, duke akuzuar mazhorancën për ndërhyrje që, sipas tij, kanë dëmtuar sistemin e drejtësisë. "Reforma në drejtësi, e mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë si Shtetet...