“Korridori VIII strategjik për vendin”, Rama: Pjesë e rrjetit evropian falë këmbënguljes tonë
Pas inspektimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e zonës. Gjatë takimit me banorët, kryeministri u ndal edhe te rëndësia strategjike e Korridori VIII për Shqipërinë dhe rajonin, duke theksuar se përfshirja e tij në rrjetin e korridoreve evropiane ka ardhur pas një pune të gjatë diplomatike. Rama u shpreh se për një kohë të gjatë ky korridor ishte konsideruar strategjik nga Shqipëria, por nuk ishte pranuar si i tillë nga Bashkimi Evropian, pasi disa vende anëtare nuk e mbështesnin përfshirjen e tij në rrjetin zyrtar të korridoreve evropiane. Sipas tij, vetëm përmes përpjekjeve dhe këmbënguljes së diplomacisë shqiptare u arrit...
Burimi:
vizionplus.tv