Korreshi pas votimit të rezolutës: Ja e vërteta e “telefonatës” Bardhi-Balla
Deputeti i PD Saimir Korreshi duke folur në emisionin “Puls” në A2CNN u shpreh skeptik për mundësinë e bashkëpunimit politik mes opozitës dhe mazhorancës, pavarësisht votës së përbashkët për rezolutën e integrimit, gjatë seancës së të enjtes. “Unë nuk kam asnjë iluzion që do të ketë asnjë bashkëpunim nga PS, sepse një gjë të tillë s’e ka bërë asnjë herë. Nuk pres ta bëj në këtë moment”. I pyetur se pse votoi pro draftit dhe nuk abstenoi, Korreshi tha se vendimi ishte në përputhje me qëndrimin e grupit parlamentar demokrat dhe me bindjen e tij për rëndësinë e integrimit europian. “Votova pro sepse vendimet e grupit nuk diskutohen. Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Për rastin në fjalë jam edhe dakord, pasi s’e...
Burimi:
javanews.al