Korreshi denoncon gjendjen në Spitalin e Lushnjës: Buxheti u përgjysmua, pacientët marrin shërbim në korridor

Korreshi denoncon gjendjen në Spitalin e Lushnjës: Buxheti u përgjysmua, pacientët marrin shërbim në korridor

Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sajmir Korreshi, ka denoncuar sërish para mediave kushtet që ai i cilësoi tejet problematike në Spitali i Lushnjës. Gjatë një daljeje publike nga ambientet e spitalit, Korreshi theksoi mungesën e aparaturave mjekësore, uljen e ndjeshme të buxhetit si dhe problematika të tjera që po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Sipas deputetit, buxheti i parashikuar ka rënë nga 207 milionë lekë në vitin 2025 në 92 milionë lekë këtë vit (të reja), duke e vështirësuar funksionimin normal të institucionit. Ai solli në vëmendje edhe faktin se urgjenca prej 6 muajsh është zhvendosur dhe është vendosur në katin e parë të maternitetit, në kushte që, sipas tij, nuk përmbushin standardet, ndërsa shumë pacientë detyrohen të marrin shërbim në...