Korreshi denoncoi situatën, Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta

Korreshi denoncoi situatën, Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi lidhur me spitalin bashkiak të Lushnjes. MShMS në një reagim publik bën me dije se pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit. Sipas MShMS, repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen. MShMS thekson në njoftim se spitali Bashkiak Lushnjë vijon shërbimet për pacientët në kushte të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente. Postimi i...