“Kopje mediokre e Ramës”/ Aktivisti i Lëvizjes Bashkë godet fort Shehajn: I gjithë vizioni i tij është i një pronari..
Aktivisti Klodi Leka, i cili renditet krah Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale kundrejt Agron Shehajt, drejtuesit të partisë Mundësia. Leka thotë se Shehaj është “kopje mediokre” e Ramës dhe se ka të njëjtat ide me të e orientim në politikën e jashtme. Shehaj, sipas Lekës, ka vizionin e një pronari call centeri-i. “Agron Shehaj është një kopje mediokre e Edi Ramës.Ai me gjasë paguan që të dalë nëpër media. Është e vdekur që paguan për të shkuar në Mar-a-Lago. Është e vdekur që gënjen se ka mbledhur 100.000 nënshkrime. Riciklon mitologji qesharake të tipit “njeriu i amerikanëve” në Tiranë, si dhe një mentalitet politik skllavi. Ka të njëjtat ide me Edi Ramën për heqjen e taksave...
Burimi:
sot.com.al