Konkurs për shtëpinë e fëmijës, Rama: Kushte tërësisht të reja për fëmijët jetimë

Konkurs për shtëpinë e fëmijës, Rama: Kushte tërësisht të reja për fëmijët jetimë

Shtëpia e fëmijës “Zyber Allulli” dhe “Inspektoriati Shtetëror” do të kenë së shpejti godina tërësisht të reja.I pranishëm në konkursin ndërkombëtar për projektet fituese, Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto institucione meritojnë më shumë kushte, në veçanti shtëpia e fëmijës. “Sot, me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve. Me këtë rast dua të falënderoj këtu kryeinspektorin, që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi vërtetë nga hiçi dhe u krijua nga e para dhe që sot është gati të bëjë një hop tjetër”, tha Rama. Kreu i qeverisë listoi...