Konflikti për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Kjo sjellje nuk do të tolerohet!
Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi po zhvillon këtë të premte, më 22 maj, një konferencë për shtyp me gazetarët, ku ka adresuar bllokimin e punës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. “Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka ndjekur çdo fazë të procesit të ndërtimit të aeroportit të Vlorës me vëmendje të plotë dhe rigorozitet, në përputhje me kushtet e koncesionit dhe kuadrin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar. Të drejtat e të gjitha palëve janë respektuar. Sjellja e deritanishme e palëve zhvilluese, bllokimi i kantierit, konfliktet gjyqësore dhe shkeljet kontraktore kanë shkaktuar vonesa kritike dhe dëm reputacional ndaj projektit. Kjo sjellje nuk do të tolerohet dhe shteti do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për respektimin e detyrimeve kontraktore. Konflikti që po pengon realizimin...
Burimi:
javanews.al