Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila do të zhvillohet më 26 maj në Bruksel. Balla deklaron se Shqipëria Europiane është një histori suksesi e cila sipas tij, po ndërtohet me vision, punë dhe përkushtim. “Urime çdo shqiptari e shqiptareje në atdhe dhe në diasporë, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton. FORCA SHQIPERIA JONË”, shkruan Balla.
Burimi:
javanews.al