Konferenca e Sigurisë në Mynih, Spiropali: Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku po diskutohen sfidat aktuale globale. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson se: “Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.” “Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë”, shkroi Spiropali. Shqipëria, shtoi Ministrja, do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën...
Burimi:
top-channel.tv