Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Integrimi në BE nuk bëhet me ligje “shkel e shko”, por me parlament që funksionon
Sesioni i ri parlamentar u hap me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, ngriti akuza të ndaj mazhorancës, duke pretenduar për shkelje të rregullave parlamentare, përjashtim të opozitës dhe deformim të procesit të integrimit europian. Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se agjenda e integrimit europian nuk mund të trajtohet si një proces formal dhe i njëanshëm, ku opozitës i kërkohet vetëm të votojë ligje të gatshme. Sipas saj, agjenda legjislative e integrimit duhet të ndahet paraprakisht me opozitën dhe të shoqërohet me konsultim real e debat parlamentar. “Këto nuk janë fjalë politike, janë të drejta kushtetuese të opozitës. Është viti i katërt radhazi që përfshihen në kalendar dhe nuk zbatohen”, deklaroi...
Burimi:
top-channel.tv