Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Kërkesa e PD për mocionin me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian është rrëzuar në Konferencën e Kryetarëve pasi nuk arriti dakordësinë. Tashmë kërkesa i kalon seancës për vendimmarrje. Me thirrjen për të dëgjuar zërin e qytetarëve, deputetët e opozitës thanë në Konferencën e Kryetarëve se parlamenti e ka detyrim diskutimin për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian. Njëzëri, ata thanë se PE e përmend protestën si shqetësim në raport. Gazment Bardhi i përsëriti mazhorancës se e ka tmerr debatin pasi “kjo rezolutë ju nxin në çdo fjali, nga fillimi deri në fund.” Ai sulmoi edhe Taulant Ballën për të cilin u shpreh se “thotë të pavërteta” pasi fillimisht deklaroi se debati do të bëhej, por u spraps pas miratimit të...
Burimi:
opinion.al