“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

Aktivistja shqiptaro-amarikane, Evi Kokalari, e cila synon të sfidojë Sali Berishën në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ka shigjetuar sërish Flamur Nokën, për të cilin thotë se ka intelektin e një gjinkalle. Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivistja reagon ndaj pretendimeve sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar se “opozita është nën sulm nga të majtët” dhe se të majtët po përdorin figura si Kokalari “për të luftuar opozitën”. Kokalari shkruan Berisha dhe satelitët e tij në PD, përfshirë Nokën, nuk mund të quhen opozitë, por pengmarrësit komunistë të opozitës, të cilën e kanë shfrytëzuar për interesa personale. Me gjasë Kokalari pritet të mos pranohet si kandidate për shkak se nuk bën pjesë në listat e anëtarësisë së PD-së, një qëndrim i mbajtur...