Komisioni i reformës territoriale, PS i jep dhe një mundësi opozitës: Mbledhja e radhës të hënën, nëse bojkotoni…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dha një tjetër mundësi opozitës në lidhje me mbledhjen e komisionit të reformës territoriale. “Mbledhja e komisionit të thirret të hënën, nëse opozita bojkoton, atëherë në seancë do të vendoset mekanizmi çbllokues”, u shpreh Balla. Më tej ai theksoi se ‘reforma do të bëhet, doni apo nuk doni ju’. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv