Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Pas njoftimit paralajmërues të Presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25% mbi makinat evropiane, Komisioni Evropian ka thyer heshtjen, duke lëshuar një paralajmërim të qartë për Uashingtonin. Përmes një zëdhënësi zyrtar, Brukseli ka bërë të ditur se është gati të ndërmarrë hapa mbrojtës nëse SHBA-ja vepron në mënyrë të njëanshme. BE: “Ne po zbatojmë angazhimet tona” Komisioni Evropian hodhi poshtë pretendimet e Trump se blloku ka dështuar në respektimin e marrëveshjeve tregtare. Zëdhënësi theksoi se procesi legjislativ i BE-së po vijon sipas praktikave standarde dhe se administrata amerikane ka qenë e informuar në çdo hap. “BE-ja po zbaton angazhimet e marra në deklaratën e përbashkët në përputhje me praktikën standarde legjislative, duke e mbajtur administratën amerikane të informuar vazhdimisht. Ne mbajmë kontakt të...