“Komisioni Evropian duhet së pari të certifikojë…”/ Dhuka tregon rrugëtimin e Shqipërisë: 2026, vit vendimtar
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për integrimin evropian, Majlinda Dhuka, deklaroi se viti 2026 pritet të jetë vendimtar për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi ka një plan të qartë dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për mbylljen e negociatave. Sipas Dhukës, Shqipëria është në komunikim të vazhdueshëm dhe sistematik me Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë, të cilët ofrojnë rekomandime konkrete për përmirësimin e legjislacionit, me qëllim hartimin e ligjeve në përputhje me standardet evropiane. E pyetur se kur do të mbyllen negociatat me BE, Dhuka nuk tha afate kohore, duke thënë se “kjo nuk është çështje kohe, por çështje vlerësimi. Komisioni Evropian duhet së pari të certifikojë progresin e Shqipërisë”.
Burimi:
sot.com.al