Komisionerja Marta Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer, po monitorojmë çështjet sensitive

Komisionerja Marta Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer, po monitorojmë çështjet sensitive

Brukseli po monitoron me vëmendje Shqipërinë, sa i përket çështjes Balluku. Nga forumi “Politico”, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, teksa e cilësoi punën e SPAK të shkëlqyer, u shpreh se rëndësi nuk ka vetëm hetimi i çështjes por edhe reagimet që sjell ajo. “Janë disa çështje, ju përmendët rastin e çështjes Balluku, të cilat ne po i monitorojmë me vëmendje. Siç e dini SPAK po bën një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe në fakt është normale që ata të hetojnë apo të gjejnë shkelje. Një tjetër element për ne është edhe fakti se përpos çështjeve nën hetim, të rëndësishme janë dhe reagimet. Ne po monitorojmë edhe ato”, tha Kos. Sipas Kos, lufta kundër korrupsionit është e ndërlikuar pasi duhet të punohet...