Komici në QUO VADIS: Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Komici në QUO VADIS: Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti Olsi Komici deklaroi se masa e “arrestit me burg” po përdoret më shumë seç duhet, ndërsa theksoi se shumë qytetarë dhe zyrtarë ndodhen pas hekurave pa u shpallur ende fajtorë nga gjykata. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Komici u shpreh se “arresti me burg” është një masë ekstreme sigurie që duhet aplikuar vetëm kur rrethanat e imponojnë qartë. Sipas tij, në shumë raste procedura gjyqësore ende nuk ka nisur, ndërsa të dyshuarit mbahen në paraburgim. Komici theksoi se kjo praktikë po çon në mbipopullim të institucioneve të vuajtjes së dënimit, kur sipas tij mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë. “Janë shumë të burgosur që ende nuk janë shpallur të dënuar. Madje, akoma nuk ka filluar procesi gjyqësor....