Koka në Washington, trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë”!

Koka në Washington, trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë”!

Koka në Washington, trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë”! Nga Agron GJEKMARKAJ Kronika lëvdon Tezen dhe drithërohet për kokën e Mamicës! Bravo i qoftë! Hajër ishallah. Tezja ndenji ndenji, e filloi zonjë e pleqëroi në karrige, po ama një thagmë ja la amanet kësaj toke: “ne jemi të përkohshëm, Babua është i përjetshëm”! …dhe e tha në mëngjes pa rrekëllyer putiret një pas një, që i ngrohin xhanë e ndezin gjakun, vitet e fundit! Teze qerratesha ja di kimene llafit, di ta vërtisë sheriannë! Meqenëse Mamica kapi majën me Skënderbenë, duke shtrydhur historinë si limon e ndjekur nga Ekonomi, që pushtoi një zabel kur tha Babua është marka e vatanit, Helidona Bilali një kodër me vjedhjen e Zeusit nga mitologjia, Tezja bëri thesar...