Koçiu i dorëzon stafetën Lamallarit: Të gjitha çështjet do të çohen përpara! Ministri: U riktheva në shtëpi!
Albana Koçiu-besfort lamallari TIRANË- Zv/kryeministrja Albana Koçiu i dorëzoi detyrën e saj si Ministre e Punëve të Brendshme ministrit të ri në këtë detyrë, Besfort Lamallarit. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës u zhvillua sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë fjalës së saj në konferencën për mediat, Koçiu u shpreh se ky moment shënon një ndërrim stafetash me emocion, ndërsa theksoi se mbajtja e postit si Ministre e Punëve të Brendshme ishte një privilegj për të. Sakaq, ajo theksoi se të gjitha çështjet dhe punët që la pa mbaruar, sipas saj do të çohen përpara me profesionalizëm nga Lamallari, ndërsa këtij të fundit i uroi suksese. “Stafetat janë ndërrime që mbartin edhe emocionet e tyre, por unë besoj se kjo stafetë që po ia...
Burimi:
zeri.ai