Koçi: Me këtë PD, PS do të fitonte gjithmonë. Xhafo: Brenda së majtës ka socialistë të lodhur me Ramën
Situata aktuale politike ka krijuar diskutim mes të ftuarve këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, ish-deputeti socialist Petro Koçi tha se PD do të duhet të reformohet nëse kërkon të vijë në pushtet. Sipas tij, përballë kësaj PD-je, PS do të fitonte gjithmonë. Por për gazetarin Endri Xhafo, as në PS situata nuk është aq e qetë, pasi ka socialistë që janë të lodhur nga Edi Rama. Pjesë nga biseda: Koçi: Nëse opozita nuk transformohet, nëse nuk vjen një lidership i ri dhe modern, nuk ka asgjë në vijë. Borakaj: Si Basha? Koçi: Basha mori më shumë se Berisha në 2021; thuhej që mund të kishte rotacion. Në 2025, edhe më ekstremi po të pyesje...
Burimi:
vizionplus.tv