“Këtë dua ta NDALOJ”/ Zhupa sfidon qëndrimin e mazhorancës: Trashëgimia nuk është pazar, votoni…
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, njofton se në seancën e sotme do të diskutohet projektligji i propozuar prej saj, i cili synon ndalimin e koncesioneve në trashëgiminë kulturore dhe garantimin që shteti të jetë gjithmonë autoriteti mazhoritar, përfshirë edhe në fondacionet e krijuara posaçërisht. Zhupa i bën thirrje mazhorancës të heqë dorë nga qëndrimi i deputetit socialist Erion Malaj, sipas të cilit çështja duhet parë rast pas rasti dhe privatit nuk mund t’i hiqet e drejta të jetë mbi shtetin në administrimin e trashëgimisë. “Pikërisht këtë dua të ndaloj,” thekson ajo, duke shtuar se trashëgimia kulturore nuk është aset ekonomik, por identitet dhe kujtesë kombëtare e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila, sipas saj, duhet të zbatohet gjithmonë dhe jo sipas...
Burimi:
sot.com.al