Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve opozitarë nga Kuvendi, duke kërkuar që secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandateve për 60, 30 ose 10 ditë të tregojë përgjegjësi dhe të paraqesë prova konkrete. “Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte”, tha Bardhi. Gjatë mbledhjes së sekretariatit të etikës në Kuvend, Bardhi tha se nuk është e pranueshme që opozitarët të akuzohen me terma të Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që sipas tij, grupi i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës. “Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma...