‘Keni përdorur lëndë tymuese’/ Balla i kundërpërgjigjet Këlliçit

‘Keni përdorur lëndë tymuese’/ Balla i kundërpërgjigjet Këlliçit

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit është shqyrtuar ankimimi i deputetëve të opozitës për përjashtimet nga seanca parlamentare. Gjatë debatit me opozitën kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar se deputetët e përjashtuar kanë përdorur lëndë tymuese në seancën e 18 dhjetorit. “A ju kanë tërhequr vëmendjen nga Partia Popullore Europiane për sjelljen tuaj në Kuvend? Balla: A keni përdorur ju lëndë tymuese gjatë seancës së 18 dhjetorit dhe nëse po, a jeni në dijeni të ligjit: Ligji nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, për përdorimin e lëndëve piroteknike. A e dini se cili është objektivi i këtij ligji? Objekt i këtij ligji është përcaktimi i procedurave, rregullave dhe i...