“Kemi mbështetje në mbarë botën”, Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona janë më të mirëpritura se kurrë

“Kemi mbështetje në mbarë botën”, Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona janë më të mirëpritura se kurrë

Gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në Tiranë, kreu i PD përsëriti sa me rëndësi janë protestat, duke i cilësuar si mision për çdo demokrat. “Sot sigurisht është kohë tjetër. Sot është një kohë tjetër, veçse shumë punë kemi bërë për ta nxjerrë ashtu siç është. Po. Mos e harroni këtë. Nuk mund të sulmohet një qeveri pa e faturuar që ajo zhvilloi farsë dhe jo zgjedhje. Nuk ishte e lehtë kjo. Po pse nuk ishte e lehtë? Sepse ai është një proces votim, thotë zgjedhje. Nuk janë zgjedhje ato. Ashtu zgjedhje kemi bërë ne në diktaturë çdo 4 vjet, edhe me daulle i bënim ne ato zgjedhjet në diktaturë.  Fillonte daullja atje te qendra e votimit, edhe atëherë bile, se këta shkrujtën...