Këlliçi: Korrupsioni qeveritar, rrezik për sigurinë dhe interesin strategjik të SHBA-së në Ballkan

Këlliçi: Korrupsioni qeveritar, rrezik për sigurinë dhe interesin strategjik të SHBA-së në Ballkan

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet në një reagim në rrjetet sociale se korrupsioni qeveritar cilësohet si rrezik për sigurinë dhe interesin strategjik të SHBA-së në Ballkan. Këlliçi shkruan se SHBA-të po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë. Ai shton më tej se Shqipëria është shndërruar në një shtet të kriminalizuar ku zgjedhjet sipas tij janë një fares. Postimi i plotë: Korrupsioni qeveritar si rrezik për sigurinë dhe interesin strategjik të SHBA-së në Ballkan. Përveç Bashkimit Europian, tanimë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e identifikojnë korrupsionin e qeverisë shqiptare si rrezik strategjik. Nga propozimi i tre senatorëve në Kongresin Amerikan, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për...