Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Kedhi: Maduro nuk ishte president legjitim, por lider i një karteli droge
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarri, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Nikola Kedhi ka deklaruar se arrestimi i Nicolas Maduro nuk kishte të bënte me një akt lufte apo shkelje sovraniteti, por me ekzekutimin e një urdhri arresti ndërkombëtar ndaj liderit të kartelit “Los Soles”. Sipas Kedhit, Maduro nuk njihet si president legjitim nga asnjë vend i botës së lirë dhe veprimet e Shteteve të Bashkuara janë udhëhequr nga interesi i tyre kombëtar dhe siguria e hemisferës perëndimore, një parim që, siç theksoi ai, ndjeket nga të gjitha shtetet në çdo kohë. Nikola Kedhi: Maduro nuk ishte presidenti legjitim i Venezuelës. Nuk njihet si president legjitim as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as nga Kanadaja, as nga vendet e...